Sinkronizoni SQL Server databazat në disa burime në largësi (remote)

Skenari

Aplikacionet që përdoren nga përfaqësuesit e shitjës të cilët janë në udhëtime ose punëtor të fushave të tjera – ngasësit e shpërndarjës, vizitat e motrave medicinale etj, janë të atilla që kërkojnë të mbledhin të dhëna nga vendet e largëta dhe më pastaj t’i sjellin ato në qendrën kryesore të të dhënave. Gjithashtu edhe të dhënat nga qendra e të dhënave, herë pas herë është e nevojshme që të dërgohen nëpër këto vende në largësi, për të qenë të dhëna të freskuara në të dy anët.

Për shembull, kurdo që motrat medicinale bëjnë vizita tek një pacient, japin informatat e vizitës në databazë përmes një pajisje mobile. Në fund të ditës, të gjitha këto të dhëna që janë krijuar dërgohen tek qendra e të dhënave në një spital. Më pastaj, motrat medicinale mund të sinkronizojnë pajisjet mobile me databazën e qendrës së të dhënave të sipitalit, kështu që aty ruhen të dhënat për pacientët e tyre dhe gjithashtu informatat rreth ndonjë vizite të re që duhet bërë në ditët në vijim.

Në skenaret e tilla, është e nevojshme që të sinkronizohen informatat nga pajisja mobile në databazën qëndrore.

October 20, 2015