Leximi i një Transaction Log në SQL Server

SQL Server Transaction logs përmbajnë rekordet që përshkruajnë ndryshimet e bëra në databazë. Ato posedojnë informacion të mjaftueshëm për ta kthyer databazën në kohë të caktuar, ribërjën ose rikthimin e ndryshimeve. Por, si duhet shikuar se cfarë kan ato, si duhet gjetur transakcionin specifik, si duhet shikuar se cfarë ka ndodhur dhe kthimin e ndryshimeve si psh kthimin e rekordeve të fshira aksidentalisht.

October 20, 2015

Si të monitoroni apo vëzhgoni SQL Server instancat dhe databazat e juaja

Vëzhgimi i databazave dhe instancave të SQL Server ofron informacione të nevojshme për të diagnostikuar dhe rregulluar qështjet e performancës si dhe akordimit të SQL Server. Performanca optimale nuk është e lehtë që të definohet dhe të vendoset në SQL Server, pasi që zakonisht në mes ka faktorë të shumtë nga ana e softuerit dhe harduerit. Gjithashtu varet edhe nga ambienti i punës, kërkesat e biznesit dhe rregullat e kompanisë.

October 20, 2015

Sinkronizoni SQL Server databazat në disa burime në largësi (remote)

Skenari

Aplikacionet që përdoren nga përfaqësuesit e shitjës të cilët janë në udhëtime ose punëtor të fushave të tjera – ngasësit e shpërndarjës, vizitat e motrave medicinale etj, janë të atilla që kërkojnë të mbledhin të dhëna nga vendet e largëta dhe më pastaj t’i sjellin ato në qendrën kryesore të të dhënave. Gjithashtu edhe të dhënat nga qendra e të dhënave, herë pas herë është e nevojshme që të dërgohen nëpër këto vende në largësi, për të qenë të dhëna të freskuara në të dy anët.

Për shembull, kurdo që motrat medicinale bëjnë vizita tek një pacient, japin informatat e vizitës në databazë përmes një pajisje mobile. Në fund të ditës, të gjitha këto të dhëna që janë krijuar dërgohen tek qendra e të dhënave në një spital. Më pastaj, motrat medicinale mund të sinkronizojnë pajisjet mobile me databazën e qendrës së të dhënave të sipitalit, kështu që aty ruhen të dhënat për pacientët e tyre dhe gjithashtu informatat rreth ndonjë vizite të re që duhet bërë në ditët në vijim.

Në skenaret e tilla, është e nevojshme që të sinkronizohen informatat nga pajisja mobile në databazën qëndrore.

October 20, 2015

Si të riemroni një kolonë pa e dëmtuar SQL Databazën tuaj

Riemrimi i një kolone të një tabele ose një view-je nuk është dicka që një SQL Server zhvillues ka nevojë ta bëjë cdo ditë. Megjithatë, kur t’i vie koha, si mund të bëhet një gjë e tillë në mënyrë të lehtë dhe pa mundim?

Riemrimi i një kolone të vetme nuk është i vështirë. Për të riemruar kolonën TerritoryID në TerrID në tabelën Sales.SalesTerritory, ekzekutoni shprehjën si në vijim:

October 20, 2015

Si të kërkoni shpejtazi për të dhënat dhe objektet në SQL Server databaza

Shpesh, zhvilluesit dhe Administratorët e Databazave (DBA) kanë nevojë për të kërkuar të dhëna apo objekte në databazë. Nëse ju do të kërkonit ndonjëherë për një funksion në një databazë që përmbanë një kolonë të caktuar të një tabele ose një emër të një variable, ose për një tabelë që përmbanë të dhëna të caktuara, ju do të shihni se nuk ka zgjidhje me një klik sikurse Ctrl+F.

Sikurse nuk ka ndonjë zgjidhje në SSMS (SQL Server Management Studio), as në Visual Studio, ja ku po i japim disa nga opcionet të cilat mund t’i përdorni:

October 20, 2015

Hapja e fajllit LDf dhe shikimi i përmbajtjës së fajllit LDF

Cdo SQL Server databazë është e lidhur përmes një grumbulli të fajllave të sistemit operativ. Këto fajlla ruajnë të dhëna dhe regjistrojnë informata. Nga një databazë përdorën fajlla individual dhe të dhënat me informatat e regjistruara nuk përzihen asnjëherë në fajllin e njëjtë. Për derisa të dhënat ruhen në një MDF fajll, të gjitha transakcionet dhe modifikimet në SQL Server databazë ruhen në një LDF fajll – një transaction log fajll i cili është një prej komponenteve esenciale të databazës. Konceptualisht, fajlli i regjistrimeve paraqet një vargë të regjistrimit të rekordeve. Fizikisht, regjistrimet e rekordeve janë të ruajtura në një apo më shumë fajlla fizik LDF të cilat regjistrojnë transakcionet apo zbatojnë atë që bënë transaction log.

October 20, 2015

Si t’i riktheni të dhënat SQL Server nga freskimet (UPDATE) dhe fshirjet (DELETE) aksidentale

Makthi më i keq i SQL Server DBA është humbja e të dhënave nga gabimet e tyre. Nuk është e pazakonshme që dikush në mënyrë jo të duhur ekzekuton ose harron një WHERE shprehje gjatë ekzekutimit të DELETE ose UPDATE pyetësorëve (queries), duke rezultuar në të dhëna me gabime që potencialisht mund të jenë me miliona rreshta apo rekorde.

Kështu që, cili nga opcionet për rikthim të të dhënave SQL Server do të jetë në dispozicion?

October 20, 2015

Kthimi i të dhënave SQL nga tabelat e fshira (drop table) pa kopje (backup)

Nëse ju ekzekutoni në mënyrë aksidentale DROP dhe ju keni një kopje të plotë të databazës apo Full Database Backup, duke pasur parasysh se asnjë ndryshim nuk ka ndodhur pasi që jan fshirë tabelat, ju shumë thjeshtë mund t’i ktheni të dhënat duke e rishkruar databazën origjinale me kopje (backup). Megjithatë, nëse nuk është ky rast, atëherë ose për shkak se objektet e databazës dhe të dhënat kan pësuar ndryshime pas DROP komandës e cila është ekzekutuar, apo ju nuk keni ndoënj kopje valide të databazës, ende ka mënyrë të rikthimit të shënimeve të humbura.

October 20, 2015