SQL Server Transaction logs përmbajnë rekordet që përshkruajnë ndryshimet e bëra në databazë. Ato posedojnë informacion të mjaftueshëm për ta kthyer databazën në kohë të caktuar, ribërjën ose rikthimin e ndryshimeve. Por, si duhet shikuar se cfarë kan ato, si duhet gjetur transakcionin specifik, si duhet shikuar se cfarë ka ndodhur dhe kthimin e ndryshimeve si psh kthimin e rekordeve të fshira aksidentalisht.
October 20, 2015Hapja e fajllit LDf dhe shikimi i përmbajtjës së fajllit LDF
Cdo SQL Server databazë është e lidhur përmes një grumbulli të fajllave të sistemit operativ. Këto fajlla ruajnë të dhëna dhe regjistrojnë informata. Nga një databazë përdorën fajlla individual dhe të dhënat me informatat e regjistruara nuk përzihen asnjëherë në fajllin e njëjtë. Për derisa të dhënat ruhen në një MDF fajll, të gjitha transakcionet dhe modifikimet në SQL Server databazë ruhen në një LDF fajll – një transaction log fajll i cili është një prej komponenteve esenciale të databazës. Konceptualisht, fajlli i regjistrimeve paraqet një vargë të regjistrimit të rekordeve. Fizikisht, regjistrimet e rekordeve janë të ruajtura në një apo më shumë fajlla fizik LDF të cilat regjistrojnë transakcionet apo zbatojnë atë që bënë transaction log.
October 20, 2015Riktheni të dhënat e fshira SQL nga transaction log
Në artikullin Recover deleted SQL data from a backup or from online database files, ne kemi paraqitur dy skenare të rikthimit, njëra nga një kopje e plotë e databazës dhe tjetra nga fjallat e databazës aktive apo online, pra fajllat MDF. Përveç këtyre, ka edhe një burim tjetër që ju mund ta përdorni kur vie në shprehje rikthimi i të dhënave nga transaction log.
October 20, 2015Si t’i riktheni të dhënat SQL Server nga freskimet (UPDATE) dhe fshirjet (DELETE) aksidentale
Makthi më i keq i SQL Server DBA është humbja e të dhënave nga gabimet e tyre. Nuk është e pazakonshme që dikush në mënyrë jo të duhur ekzekuton ose harron një WHERE shprehje gjatë ekzekutimit të DELETE ose UPDATE pyetësorëve (queries), duke rezultuar në të dhëna me gabime që potencialisht mund të jenë me miliona rreshta apo rekorde.
Kështu që, cili nga opcionet për rikthim të të dhënave SQL Server do të jetë në dispozicion?
October 20, 2015Si t’i riktheni shënimet e SQL Server nga freskimet aksidentale të të dhënave pa kopje të DB
Upsss! Le të themi se ju keni ekzekutuar UPDATE komandën, pa komandën tjetër apo kushtin me shprehje WHERE dhe në këtë mënyrë keni mbishkruar një sasi të madhe të rekordeve me gabime. Si do t’i ktheni vlerat e mëhershme!?
October 20, 2015Kthimi i të dhënave SQL nga tabelat e fshira (drop table) pa kopje (backup)
Nëse ju ekzekutoni në mënyrë aksidentale DROP dhe ju keni një kopje të plotë të databazës apo Full Database Backup, duke pasur parasysh se asnjë ndryshim nuk ka ndodhur pasi që jan fshirë tabelat, ju shumë thjeshtë mund t’i ktheni të dhënat duke e rishkruar databazën origjinale me kopje (backup). Megjithatë, nëse nuk është ky rast, atëherë ose për shkak se objektet e databazës dhe të dhënat kan pësuar ndryshime pas DROP komandës e cila është ekzekutuar, apo ju nuk keni ndoënj kopje valide të databazës, ende ka mënyrë të rikthimit të shënimeve të humbura.
October 20, 2015